“Ibra i mërzitur nga thashethemet për Conte; kontakti i fundit mes të dyve në vitin 2016”, – shkruan sot “Corriere della Sera”. “Stefano Pioli është trajneri ynë dhe ne jemi të kënaqur me të”.
Disa fjalë të thjeshta, por shteruese, të thëna nga Zlatan Ibrahimovic, për (ndoshta) shuarjen e thashethemeve mbi ardhjen e Antonio Conte në stolin e Milanit, sezonin e ardhshëm.
Pioli tha se nuk shqetësohej nga këto thashetheme, por personi që shqetësohet duket të jetë vetë suedezi, i cili është konsulent i “RedBird” që prej 11 dhjetorit. Takimi i fshehtë që dyshohet se ka ndodhur mes Contes dhe Ibrës është mohuar nga vetë suedezi.
“Ibra tha se nuk e kuptonte arsyen e këtyre thashethemeve, duke i cilësuar ato si lajme të rreme, pasi kontakti i tij i fundit me Antonio Conten datonte në vitin 2016”, – shkruan më tej gazeta italiane në fjalë. Prandaj, asnjë takim mes të dyve prej 8 vitesh./telesport/