Tek Beselidhja duken gati per startin e kampionatit. Shtyrja e nisjes se tij ne fakt i ka sherbyer per mire kesaj skuadre sepse ajo i nisi disi me vonese pergatitjet, por tani gjerat duken ashtu si duhet dhe per rrjedhoje, stafi eshte i kenaqur me formen qe kane marre futbollistet.

Edhe kete sezon, numrin me te madh te lojtareve te skuadres e kane futbollistet shkodrane, te cilet u perkasin te gjithe pozicionevem duke nisur nga porta dhe duke perfunduar tek sulmi.

Arsen Hajdari, sulmuesi kryesor i Beselidhjes ka qene pjese e saj edhe sezonin e kaluar. Ne nje prononcim per “Panorama Sport” ai ka folur per gjendjen aktuale te ekipit dhe mundesite reale te tij.

“Tashme skuadra eshte thuajse e formatuar dhe eshte e gatshme per te nisur kampionatin. Grumbullimi pak me vonese u duk si shqetesues, por shtyrja e kampionatit na dha mundesine per te marre ngarkesat stervitore. Shtyrja deri tani e nisjes se kampionatit ishte e pranushme, por shtyrja edhe me tej mund te jete e demshme, pasi ngjishet kalendari dhe behet i paperballueshem.

Deri tani gjerat po shkojne mire ne stervitje, kjo eshte pare edhe ne miqesoret qe kemi zhvilluar. Tek Beselidhja, edhe me punen qe do te vazhdoje te behet, jam i bindur se kemi per te qene nje ekip pretendent per t’u ngjitur ne Kategorine Superiore”- ka thene Arsen Hajdari.