Pas aktivizimit sezonin e kaluar me Luftetarin ne Superlige, edhe shkodrani tjeter Kabir Tahiraga ka vendosur te mos luaje me me kete skuader ne kategorine e pare.

Nga gjirokastritet jane larguar nje numer i madh futbollistet keto kohet e fundit dhe bashke me ta edhe trajner, e kjo ka bere qe vendimin per t’u larguar ta marre edhe mbrojtesi shkodran Kabir Tahiraga.

Por 22 vjeçari nuk ka qendruar shume pa ekip. Ditet e fundit ai eshte bashkuar ne stervitje me ekipin e Orikut qe merr pjese ne kategorine e pare duke u vene ne dispozicion te trajnerit Eqerem Memushi.

Ka qene ky i fundit qe e ka kerkuar ne ekip kete lojtar qe eshte rritur te Akademia Vllaznia dhe tashme kjo gje eshte bere realitet.

Tahiraga pas aktivizimit me ekipet e moshave te Vllaznise, ka kaluar ne Tirane ku eshte bere pjese e Partizanit duke u aktivizuar ne sezonin e tij te pare me ekipin “B” ndersa ne sezonin e kaluar luajti me Luftetarin ne Superlige.

Por tashme ai eshte bere pjese e Orikut ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira dhe ta ndihmoje skuadren ne arritjen e objektivave./SHKODRA-SPORT.COM/