Ne dy muaj pune ne Shkoder, ne nje situate mjafte te renduar per Vllaznine, Hysen Dedja ish- futbollisti, kapiteni dhe trajneri i saj, la rehatine ne kryqytetet dhe me sedren qe e ka mbrymosur fanela e Vllaznise, arriti te realizoje qendrimin ne superiore.

Sigurisht qe ai se bashku me futbollistet qe i gjeti te braktisur nga trajneri Mirsad Jonuz nuk e kishin lene ta shijonin mbijetesen me ndeshje play-out-i.Por duke perballuar presionin psikologjik se mos perseritet mbas dy viteve renia nga superiorja dhe nga ana tjeter vete kushtet e veshtira qe ka afruar ne kete vape pandemia e Covid-19, qendresa ne superiore me nje “finale” me komshite e vjeter lezhiane, mbylli gjithçka per bukuri.

Fitorja 3-1, me tre gola me te vertete per t’u ruajtur ne arshivat e tv lokaleve e kombetare, beri qe drejtuesit, trajneret, futbollistet e sportdashesit te hjedhin pas shpine ato episode qe shoqeruan ekipin shkodran ne ato dy muaj.

Me kete fitore qe realizoi Vllaznia, FSHF me ne krye presidentin Duka duhet te nxjerrin nje mesim se nje ndeshje ne mes skuadres se tete ne Superiore me nje skuader te kategorise se pare e qe Federata e mendon se do t’i fale futbollit nje risi, u gjet e gabuar. Pa mohuar vlerat e Beselidhjes dhe trajnerit shkodran Plori, padiskutim qe kjo perballje me kete formule te shpikur nga FSHF do te fliste ne favor te skuadres se superiores, ne rastin konkret te Vllaznise.

Dhe per kete ishte i bindur e i sigurt vete trajneri Dedja dhe futbollistet. Nuk luhet me ndjenjat e nje qyteti qe i ka fale Shqiperise futbollin pse nje president futbolli don te eksperimentoje, kur edhe Beeslidhja e Pogradeci duhej te kalonin ne superiore, duke thyer rutinen burokratike te drejtueseve te futbollit shqiptar.

Pra te dalim pse Dedja duhet te jete trajner i Vllaznise? Vllaznia ka provuar ne vitet e fundit mjaft emra te njohur te trajnereve shqiptare e te huaj. Dihet se disa jane terhequr nga presione nga me te ndryshmet nga brenda e jashte klubit.

Bashkia kemi theksuar se pa gjetur nje sponsor e ka te veshtire te mbaje ne kembe nje ekip qe vetem si objektiv eshte qendresa ne superiore. Dedja me pervojen e tij, pasi dhe deshira nuk i mungon, eshte i afte te afroje futbolliste cilesor pa shfaqur shenja kompromentimi e miqesie, aq me teper kur prane Vllaznise tashme eshte i sigurt sponsori, z. Xhaferi dhe me sa duket edhe drejtori teknik eshte nje fakt i kryer.

Kuptohet se pa prezencen e administratorit Lici nuk do te ishte realizuar edhe afrimi i sponsorit, i drejtorit teknik dhe pse per dy muaj edhe i trajnerit Dedja. Keshtu asnjehere Vllaznia nuk po formatohet si per sezonin 2020–21, duke mos harruar vitet e Myftar Çeles, Valter Fushajt dhe Agron Çeles qe Vllaznia pa driten drejt kompeticioneve europiane.

Nese nuk bien dakord per Dedjen, perseri ka emra trajneresh shkodrane qe kane dhene prova si Cungu, apo tash se fundi nje emer i ri si trajner i sukseseshem Edi Martini, te cilin e pergezoj per fitoren e Kupes se Shqiperise me Teuten e Durresit, Elvis Plori, Samuel Nikaj etj, por siç duket e kane me te lehte me punue me ekipe te tjera.

Sido qe do te vendoset me Dedjen apo nje emer tjeter, ne plan te pare pas trajnerit per drejtuesit e Vllaznise mbetet si detyre urgjente afrimi i atyre futbollisteve qe luajne jashte Shkodres, por edhe vete keto futbolliste do ta ndjejne pergjegjesine morale ndaj Vllaznise ku ketu kane nisur edhe karrieren futbollistike.

E harruar, vetem per arshiva do te mbetet kjo ndeshje Vllaznia-Beslidhja qe na dhuroi ne kete vite pandemie kete formule vrarese si vete Covid-19