Agim Ibrahimi ka filluar që të shfaqet si lider në fushë te skuadra kuksiane, kjo edhe në saj të karrierës së larmishme që ka si lojtar, apo dhe eksperiencës. Për “Gol pas goli” në “Supersport”, futbollisti tetovar tregoi se presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici e përgëzon gjithmonë skuadrën edhe kur humbet.

“Besoj do t’i arrijmë synimet, por ka ekipe të forta si Laçi, Vllaznia, etj., kanë ekipe mjaft të forta. Sezoni është i gjatë. Sot, të gjithë treguam karakter. Pas atij rezultati 2-4 tregon se në ekipin tonë ka harmoni.

Dëmtimi

“Kam ndjerë pak dhimbje dy ditë para takimit, të presim rezultatet nesër. S’besoj të jetë dëmtim serioz. Është hera e parë që më ndodh, shpresoj të rregullohet sa më shpejt stadiumi i Kukësit. E dimë çfarë tifozësh ka. Shpresoj t’ia dalim ta kalojmë këtë gjendjetë rëndë.”

Ecuria

“Duhet të jemi më të kujdesshëm. Të mos jemi të lehtë në dyluftime dhe në topin e dytë që kap sulmuesi kundërshtar. Por, hap pas hapi, po të zbatojmë rregullat e profesorit, do të jemi aty ku duhet.”

Presidenti Gjici

“Edhe kur kemi humbur na ka përgëzuar, sepse jemi ekip i mirë. Na duhej pak kohë për të ardhur te fitoret”, – u shpreh Agim Ibraimi pas ndeshjes në Shkodër ku realizoi dy gola, por edhe u dëmtua./vipsport/