Agim Ibraimi është një nga lojtarët më të mirë të Kukësit. Futbollisti i verilindorëve shënoi një gol sot në transfertën e fituar 0:3 ndaj Bylisit. Ai pati një lidhje me Rubrika Sportive te TVSH, ku foli për shumë tema.
”Fusha nuk ishte e këndshme. Mendoj se loja kishte ritëm dhe doli eksperienca jonë. Ne treguam karakterin fitues. Vllaznia ka lojë ofensive.
Ne donim ta ulnim pak ritmin e ndeshjes. Ne ishim në kontakt me bashkëlojtarët që të ia ndalonim aksionet.
Vllaznia ka lojën më aktraktive nga të gjitha. Para ca ditësh dëgjova që kampionati shqiptar ka humbur cilësi. Unë mendoj të kundërtën. Ka ekipe si Laçi, Teuta apo dhe Partizani që dhe mund të të godasin.
Çdo ndeshje është si një finale. Unë këtu jam prej një periudhe të shkurtër. Nëse e ka lojën më atraktive, mbetet pretendentja kryesore për kampionatin” – Tha Ibraimi./newsport/


