Pas dorëheqjes së Hose Peseiro, Nigeria e Viktor Osimhen është në kërkimin e një trajneri tëri për stolin e saj.
Megjithatë, për ta kërkuar një të tillë, Federata zgjodhi një metodë shumë novatore dhe unike, nëpërmjet shpërndarjes së njoftimit përmes “FutbolJobs” .Madje bashkangjitur me njoftimin, mund të gjeni edhe kushtet që duhet të plotësoni për tu punësuar si trajneri i ardhshëm i kombëtares nigeriane.
Kërkohen: kualifikime të klasit botëror, mentalitet fitues dhe përvojë elitare. Paga megjithatë nuk behët e ditur ende por siç raporton “Marca”, ajo do të varet nga CV-ja e kandidatit fitues.
Nën kampionët e Afrikës po kërkonin gjithashtu edhe përmes LinkedIn trajnerin e ardhshëm. Është e çuditshme mënyra se si kjo kombëtare ka vendosur të kërkojë trajnerin, ndaj ky publikim është bërë viral në rrjetet sociale.