U bene 10 dite nga zyrtarizimi i nderprerjes se bashkepunimit me Matko Djarmatin dhe qe prej asaj kohe, posti i drejtorit sportiv te Vllaznia ka mbetur bosh. Kjo ka bere qe te kete edhe aludime te ndryshme per emrin e njeriut qe do ta zevendesonte kroatin ne kete detyre.
Por ne klubin shkodran duket se kane nje ide tjeter: Posti i drejtorit sportiv te mos jete ekzistent per momentin. Kjo ngaqe kane menduar nje skeme ndryshe te funksionimit te anes teknike.
Keshtu Mirel Josa do te kete me shume kompetenca se nje trajner dhe pikerisht per kete arsye, dje u emerua Vioresin Sinani ne rolin e krahut te djathte te tij, nderkohe qe pjesa tjeter e stafit do te vazhdoje te jete e njejta.
Megjithate pritet qe ne oret ne vazhdim te kete nje komunikim ne lidhje me kete çeshtje nga ana e vete klubit. Perderisa puna me merkaton ka nisur dhe drejtori sportiv “nuk duket kund”, me shume mundesi do te vihet ne zbatim ideja e mesiperme e drejtuesve te klubi./SHKODRA-SPORT.COM/