Emanuel Mensah dhe Fabjan Beqja janë vetëm fillimi… Sinan Idrizi paralajmëron të paktën edhe katër goditje të tjera, si dhe bisedimet me dy portierë për të zëvendësuar Shpëtim Moçkën. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, administratori paralajmëron se mund të ketë edhe të tjera dalje.

Ai nuk kishte si të mos komentonte lajmin për ndërtimin e stadiumit të ri “Flamurtari”, pas premtimit më të fundit që bëri kryeministri. Por numri një i klubit vlonjat zbulon se ka vetëm një debat me Edi Ramën për këtë temë dhe gjithçka lidhet me kapacitetin. Kreu i qeverisë e parashikon deri në 16 mijë vende, por në Vlorë e kërkojnë 25 mijë vendësh.


Objektivi mbetet Superiorja…?

Nuk diskutohet fare. Ajo është historike…


Kryeministri Rama ka premtuar stadium të ri për Vlorën, Durrësin dhe Korçën. Mund të na zbuloni më shumë?

Kryeministri na konfirmoi njoftimin dhe ka ngarkuar grupin e punës që do të vijë në Vlorë. Do të kemi një kompleks me stadiumin dhe pallatin e sportit. Është ajo që kam thënë shpesh, “Vlora Sport”. Fillon tashmë rrugëtimi i kodit tonë “2023” për 100-vjetorin dhe fillimin e një qyteti sportiv. Deri në muajin mars do të përfundojë e gjithë procedura.

Ku do të ndërtohet?

Do të ndërtohet në vendin ku gjendet sot stadiumi aktual në “Skelë”. Është një superprojekt. I vetmi debat që ne kemi me kryeministrin Rama është për kapacitetin. Ne kërkojmë një impiant me 25 mijë vende, ndërsa kryeministri thotë se aq nuk mbushet dot dhe mendon se duhet të jetë deri në 16 mijë vende. Mendoj se ndoshta është edhe një mendjemadhësi jona, si vlonjatë që jemi, pasi duam 2500 vende më shumë se “Arena Kombët