Thomas Strakosha është bindur nga oferta e Lazios për të rinovuar kontratën me rritje page.
Gardiani shqiptar ka kontratë me klubin lacial deri në verën e vitit 2022 dhe duket se drejtori sportiv Igli Tare ka ndikuar që Strakosha të zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2025.
Gazetari i ‘Gazzetta Dello Sport’, Nicolo Shcira, raporton se portierit të kombëtares shqiptare i ofrohet një pagë mjaft e mirë, që kap shifrën e 2 milion eurove në sezon.
Këtë shifër momentalisht nuk e përfiton asnjë lojtar tjetër i kombëtares shqiptare, apo edhe të përfaqësuesja e Kosovës.