Sot ne ora 16:00 ne “PSV Stadion” te Eindhoven do te luhet ndeshja finale e “UEFA Women’s Champions League” ne mes Barcelones dhe Wolfsburg. Nje ndeshje qe pritet me interes sepse eshte trofeu me i rendesishem ne kontinent per klubet e futbollit te femrave.

Por nderkohe, e veçanta eshte se UEFA per kete finale ka organizuar edhe nje takim me perfaqesuesit e te 16 skuadrave qe luajten ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni ne sezonin aktual duke i ftuar perfaqesuesit e tyre ne Eindhoven, njekohesisht per te ndjekur edhe finalen.

Pjese e ketij takimi ka qene edhe Vllaznia e cila siç dihet sivjet ka qene nje prej 16 skuadrave pjesmarrese ne fazen e grupeve. Ajo eshte perfaqesuar ne kete takim nga menaxheri i pergjithshem i saj Oliver Matija.

Siç shikohet edhe nga fotoja e ketij shkrimi, ai ka pozuar edhe me trofeun e Champions qe do te dorezohet pasditen e sotme. Pjesmarrja ne te tilla niveli dhe shkembimi i eksperiencave, padyshim qe ka qene nje perfitim shume i madh per ekipin e Vllaznise.

Vajzat kuqeblu sivjet ishin ne maje te futbollit europian duke luajtur ne fazen e grupeve ndaj ekipeve si Çelsi, PSG e Real Madrid dhe kuptohet qe keto momente do te mbesin gjate ne kujtesen e seciles prej tyre./SHKODRA- SPORT.COM/