HomeKRYESOREIgli Tare kërkon mrekullinë te Lazio, interesohet për Armando Brojën

Igli Tare kërkon mrekullinë te Lazio, interesohet për Armando Brojën

Armando Broja është në qendër të vëmendjes për shumë ekipe në Evropë.

Nga Serie A është Napoli dhe Atalanta që kanë kërkuar informacione për shërbimet e tij. Klubi napoletan ka bërë një kërkesë zyrtare për sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe Chelsea i është përgjigjur se duhen 30 milionë euro për kartonin e talentit Broja.

Por tashmë, mediat italiane bëjnë me dije se Lazio është futur në skenë për të fituar shërbimet e Armando Brojës.

Igli Tare thuhet se do të fluturojë për në Angli dhe të bisedojë me drejtuesit e Chelsea. Tare kërkon Brojën në formë huazimi dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments