Renia nga Superliga padyshim qe ka sjelle nje zhgenjim te korçaret por kjo ishte mese e pritshme per vete problemet qe po kalonte ajo. Megjithate ne Korçe jane duke menduar per ringritjen dhe kuptohet qe puna ka nisur nga pankina.

Skënderbeu duket se ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se pas bisedimeve të ditëve të fundit drejtuesit korçar kanë arritur akordin parimisht me Migen Memellin.

Pritet kështu një rikthim i Memellit në stolin e korçarëve, me teknikun që dy sezone më parë arriti të siguronte mbijetesën me klubin, por u shkarkua gjatë sezonit të fundit për shkak të mungesës së rezultateve.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi për të parë përsëri trajnerin Memelli në stolin e Skëndërbeut, këtë herë në Kategorinë e Parë. Ditet e fundit u fol edhe per emerimin e Ramadan Ndreut ne kete detyre, por gjasat jane qe pankina t’i besohet serish pogradecarit.