Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kampionatin italian dhe në veçanti për dy skuadrat kryesuese, Interin e Milanin.
Duke folur për trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli, ish-futbollisti i Kombëtares “kuqezi” u shpreh se e kuptojnë njëri-tjetrin, por janë të ndryshëm në taktikë.
“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë”- tha Tare.
Ndërsa e vendos theksin te të përbashkëtat mes tyre, ish-drejtori sportiv i Lazios tha: “Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin.
Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”.