Igli Tare po mendon për sezonin e ardhshëm tek Lazio. Sikurse raporton The Sun, tratativat janë për të transferuar me parametra zero nga Premier League sulmuesin e Arsenalit Danny Welbeck, të cilit i skadon kontrata në fundin e sezonit.
Gjithçka mbetet për t’u parë në merkaton e verës, por Tare ka treguar se është shumë “dinak” me transferimet e kryera dhe kanë rezultuar shumë pozitive. Tashmë të shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.
Kujtojmë që Welbeck është fitues i Champions League me Manchester United, në kohën kur ishte pjesë e “Djajve të Kuq” në vitin 2008-të, në finalen dramatike ndaj Chelsea./newsport/