E pritshme, kur Barcelona pëson tetë gola dhe eliminohet nga Champions League. Lionel Messi po mediton dhe në mediat ndërkombëtare kanë nisur të publikohet lajmet e para që rrisin shanset e largimit të yllit argjentinas.

Bisedimet për rinovim kishin nisur, por ajo disfatë kundër Bayern Munich dhe shumë probleme të ndodhur në klub sezonin e fundit, e bëjnë Messin t’i shohë gjërat me sy tjetër. Kontrata i përfundon verën e ardhshme, por a është i lumtur sulmuesi?

Gjasat janë që jo, por lidhja e tij me Barcelonën është e fortë. Zërat për një kalim tek Interi sa vijnë e shtohen, ndërkohë që sot është shtuar në listë edhe Manchester City.

Dështimi në Champions League mbrëmë, i bën “Qytetarët” të mendojnë për përforcimet dhe “Mirror” raporton se Messi është objektivi i parë i klubit anglez. /abcnews/