Formati i “Final 8” që u vendos të aplikohej si pasojë e koronavirusit, pritej që do të shkaktonte shumë surpriza, duke qenë se takimet do të ishin teke dhe gjithçka do zghidhej brenda 90 minutave apo më shumë.

Dhe, në fakt surprizat nuk kanë munguar teksa deri më tani Lajpcig ka eliminuar ata që konsideroheshin më favoritë për të vazhduar si Atletiko Madrid, ndërsa Lioni pas Juventusit ka nxjerrë jashtë garës edhe Sitin. Kështu, në gjysmëfinale kanë dalë dy skuadra gjermane, Bajern dhe Lajpcig, e dy skuadra franceze PSG me Lion.

Kjo ka bërë që klubet angleze, italiane e spanjolle të vendosin një rekord të zi pasi për herë të parë në Ligën e Kampionëve asnjë klub i këtyre vendeve nuk do jetë pjesë e gjysmëfinales.

Ndërkaq, në gjysmëfinale bëjnë pjesë tre klube të cilat nuk e kanë fituar Champions. Bëhet fjalë për PSG, Lajpcig dhe Lion, ndëraa përjashtim këtu bën Bajern Mynih. /Vipsport/