Superliga e Kosovës prej disa sezonesh është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë futbollistë, por edhe trajnerë të Kategorisë Superiore. Një nga trajnerët që po provon të bëjë karrierë në Kosovë është Gentian Mezani, i cili është në krye të Gjilanit.

Së fundmi, trajneri ka vënë nën shënjestër kapitenin e Vllaznisë, Gilman Likën të cilin kërkon ta ketë në urdhrat e tij për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Mes palëve ka pasur kontakt dhe këtë e ka pranuar vetë sulmuesi shkodran në një prononcim për “Indeksionline”, por që gjithashtu ka theksuar se nuk bëhet fjalë për ofertë konkrete.

“E vërteta është se kam pasur një kontakt para disa ditësh por nuk ka diçka konkrete. Nuk kam pasur ofertë as nga Gjilani por vetëm një kontakt. Nuk kam kontaktuar për momentin me asnjë klub tjetër”, ka thënë Lika. /Vipsport/