Premier League ka zyrtarizuar në ditën e sotme lojtarin më të mirë të sezonit. Edhe pse ishte Liverpuli ekipi që fitoi titullin dhe në përbërjen e të kuqve ka shumë kampionë, sëeish më i miri i sezonit nuk ka ardhur nga radhët e të kuqve.

Çmimi i ka shkuar lojtarit të Mançester Sitit, Kevin De Brujne, i cili ka mahnitur në këtë sezon me asistet e shumtë. Mesfushori i avancuar ka qenë padyshim arma më e fortë për trajnerin Pep Guardiola, i cili ka ditur të marrë maksimumin nga belgu.

Edhe pse është përfolur shpesh në merkato, De Brujne pritet të qëndrojë sërish në Angli për të arritur të tjera rekorde me fanellën e qytetarëve, sidomos tashmë që Siti mund të marrë rregullisht pjesë në Ligën e Kampionëve pasi iu hoq pezullimi për dy vite. / Vipsport/