
Çfarë tha ish- presidenti ValterFushaj?
“Drejtuesit e Vllaznisë përveçse nuk po administrojnë mirë ekipin e parë, ato po ndikojnë për keq edhe tek Akademia. Nuk është aspak në ato nivele që e kam lënë unë dhe në një organizim aspak të mirë. Pas 8 muajve drejtuesit sjellin një bazë materiale që për lojtarët e Akademisë nuk është e përshtatshme. Po të shikosh me vëmendje, një lojtar ka një fanellë më të gjatë e tjetri më të shkurtër. Apo tek një çantë që është më e madhe se vetë lojtari. Po ashtu edhe organizimet e stërvitjeve po bëhen me 4 a 5 ekipe në një fushë dhe më përpara nuk ka pasë shans të ishte kështu. Prandaj e kam ngritur zërin dhe do të vazhdoj të kërkoj që Vllaznia të administrohet mirë dhe aq më tepër Akademia që ka qenë krenaria jonë”-deklaroi sot në gazetën “Sport Ekspres” ish-presidenti Valter Fushaj në lidhje me Akademinë.
Si reagon përgjegjësi i Akademisë Agim Medja?
“Mendoj se baza materiale është në nivelin e duhur, ekipet janë të mirëpaisura me bazën më të nevojshme. Mund të ketë ndonjë problem të vogël teknik, siç është për disa ekipe çanta e bazës materiale, por më mirë që sivjet fëmijët kanë ku të vendosin bazën materiale se sa kur nuk kishin çanta fare. Si në çdo fushë të jetës, edhe këtu hapat hidhen njëri pas tjetrit. Këtë vit, ndoshta për herë të parë, u arrit që edhe ekipet e Akademisë të kenë të njëjtën bazë materiale nga i njëjti sponsor që ka edhe ekipi i parë.Ne kemi kushtet e terrenet që kemi patur gjithmonë dhe maksimalisht përpiqemi t’i shfrytëzojmë duke bërë një racionalizim të orareve të stërvitjes sipas nevojave dhe prioriteteve të ekipeve”- është përgjigjur po sot përgjegjësi i Akademisë Vllaznia Agim Medja.
Çfarë bëhet aktualisht tek Akademia?
Sipas intervistës së dhënë në faqen zyrtare të klubit, Medja ka bërë të ditur se çfarë ka ndodhur pas kalimit të klubit si shoqeri aksionere. “Edhe pas kalimit ne Shoqeri Aksionere ne pronesi te Bashkise Shkoder, vijon e njejte vemendje, ku vec te tjerave jane caktuar dy persona per drejtimin e Akademise, une si pergjegjes i saj dhe z.Armando CUNGU si inspektor. Qe ne fillim eshte kerkuar nga drejtuesit e KF Vllaznia qe te tregohet nje vemendje e v ecante per keto ekipe duke perimiresuar punen ne procesin stervitor si dhe seleksionimin sa me te kujdesshem si baze per arritje edhe me te mira. Aktualisht, ekipet U-17 dhe U-19 jane kampione ne fuqi te Superliges perkatese. E njejta gje eshte edhe tek ekipet e tjera, te cilat pak jave me pare u shpallen kampione ne kategorite e tyre. Por nuk eshte vetem ky qellimi i Akademise “Vllaznia”. Si deri me sot, me forca me te medha, do te vijojme punen per masivizimin e futbollit, gjetjen dhe stervitjen e elementeve qe premtojne per te ardhmen por kryesorja eshte perafrimi i vazhdueshem i metodologjive te trainingut me ato te ekipeve e klubeve me te perparuara te Europes. Tashme, eshte nje politike e qarte e drejtuesve te Vllaznise qe ti besojne elementit qe ka dale nga Akademia “Vllaznia”. Ne kete drejtim, Akademia duhet te vazhdoje me perkushtim hulumtimin e talenteve ne te gjitha nivelet per te qene te gatshem vit pas viti per ekipin e pare te Vllaznise”-ka thene Medja.
www.shkodrasport.com