Vllaznia ka humbur mundësinë për të dyfishuar shifrat pasi mbrojtësi Ignat nuk ka qenë i saktë në goditjen e një 11-metërshi të akorduar në favor të skuadrës së tij.
Bardulla është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës nga një mbrojtës dibran dhe arbitrja Rrusta tregon pikën e bardhë. Ekzekutimin e 11-metërshit e merr përsipër mbrojtësi rumun por gjuajtja e tij është pritur nga portieri Birja.
Në këtë mënyrë në fuqi mbet goli i shënuar nga kapiteni Krymi që në minutën e 2-të. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësve të Korabit që në përpjekje për të pasuar tek portieri, ia dorëzojnë topin shkodranëve dhe mesfushori që mban shiritin e kapitenit në këtë ndeshje e dërgoi topin në rrjetë.
Një nisje e tillë e ndeshjes me gol, padyshim që do t’i favorizojë kuqeblutë për të arritur fitoren e tetë rradhazi në kampionat.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Qarri, Gurishta, Borshi, Ignat, Marku, Krymi, Bardulla, Mehmedaj, Kruja, Bilali dhe Zogaj.
Ndërkohë Korabi po luan me Birja, Bogdani, Disha, Doçi, Hoxha, Hysi, Karaj, Lika, Mu♪5a, Raza dhe Reçi.