Mauro Ikardi u largua ditën e djeshme nga stërvitja e Interit dhe vetë klubi zikaltër, njofton se me marrëveshje dypalëshe është vendosur që ish-kapiteni të rikthehet në Milani dhe do të bashkohet me skuadrën vetëm në Milano. Kjo situatë e krijuar, duket se i vë vulën edhe një largimi të mundshëm të sulmuesit nga “San Siro”.
“La Repubblica” raporton se Ikardi është irrituar jo pak nga ky vendim që e ka bërë të largohet nga stërvitja. Kërkesat karshi tij mungojnë dhe duket se vetëm Juventusi mund të jetë destinacioni i ri, destinacion ky që Interi nuk ka shumë dëshirë që ta përdorë.
Mediat italiane raportojnë se Ikardi ka “kërcënuar” drejtuesit e Interit se do të qëndrojë në Milano deri në përfundim të kontratës së tij dhe do të qëndrojë 2 vite duke marrë pagën. “Do të qëndroj këtu edhe dy vite, do të marr pagën time dhe nuk do të lëviz” raportohet të ketë thënë ish-kapiteni para se të largohet nga stërvitja e Interit. /VipSport/