Tjeter largim nga Vllaznia. Pas Krymit, Da Silves, Panos, Mustedanagic, Djurdjevic e Fangajt, sot nga skuadra shkodrane eshte larguar edhe nje tjeter futbollist. Behet fjale per Uheid Hoxha.

Mesfushorit 21 vjeçar ne fakt i ka mbaruar kontrata dyvjeçare qe ka patur me kuqeblute, megjithate ai ne dy ditet e fundit thjesht edhe ne respekt te maredhenieve shume te mira qe ka patur me drejtuesit e klubit, ka dale serish ne stervitje.

Por “Shkodra Sport” meson se diten e djeshme ka patur nje bisede me ta, ne perfundim te se ciles mesa duket palet nuk kane rene dakord per te gjetur nje akord te ri. Nisur nga kjo, mesfushori i qendres paraditen e sotme nuk eshte paraqitur ne stervitje.

Burime prane lojtarit bejne te ditur se me 99 % ai eshte i larguar nga Vllaznia, por gjithsesi do te jete pasditja e sotme ajo qe do te saktesoje çdo gje. I dale nga Akademia Vllaznia, Hoxha ka rene ne sy per cilesite e tij, por duhet thene se ne keto dy vitet e fundit, nuk i eshte krijuar asnje hapesire per te treguar vlerat me ekipin e pare.

Uheid Hoxha kryesisht ka luajtur me ekipin U21 ku ka spikatur me lojen dhe golat e tij, por kjo gjithsesi nuk i ka mjaftuar per te fituar vemendjen e stafit te ekipit te pare dhe per kete arsye, ai do te shohe ndonje opsion tjeter per te vazhduar karrieren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/