Kombetarja shqiptare e femrave do te luaje pasditen e neserme ndaj Irlandes ndeshjen e vlefshme per Ligen e Kombeve, grupi B1. Ekipi eshte grumbulluar prej dy ditesh ne qytetin e Shkodres dhe pasditen e sotme nderkohe ka zhvilluar edhe stervitjen e fundit, pikerisht ne stadiumin ku do te luhet ndeshja, ne “Loro Boriçi”.

Nga ajo çfare u pa ne kete seance, per stafin teknik se fundi ka dale ne skene nje problem, ai i demtimit te mbrojteses Arbenita Curraj. Ajo ka ndjere nje shqetesim muskular dhe si rrjedhoje sot nuk eshte stervitur me grupin.

Tashme mbetet per t’u pare se si do te zevendesohet kjo lojtare e cila eshte nje pike e forte e kombetares kuqezi. Trajneri Armir Grima sigurisht qe pret maksimumin nga te gjitha vajzat qe do te hedhe ne fushe ne kete perballje shume te veshtire.

Kujtojme qe para tre ditesh, keto dy ekipe jane perballur me njeri- tjetrin ne Dublin ku irlandezet fituan me rezultatin 5-1, teksa golin e vetem per Shqiperine e shenoi sulmuesja Megi Doçi.

Neser shpresohet qe te jete nje histori tjeter, sigurisht duke besuar edhe tek nje mbeshtetje e tifozeve shkodrane te cilet ashtu siç mbeshtesin Vllaznine e femrave, duhet te jene edhe perkrah kombetares kuqezi e cila ne fakt bazen e saj e ka me lojtaret shkodrane. Takimi do te luhet duke filluar nga ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/