Partizani ka marrë një barazim 1-1 ndaj Laçit dhe po vazhdon me rezultatet që nuk përkojnë me pritshmëritë e tifozëve. Te kuqte duket se jane “dashuruar” me barazimet ne kete kampionat.

Si rrjedhoje gjatë ndeshjes kishte jo pak thirrje kundër trajnerit Daja. Sport Ekspres raporton se një konflikt ka nisur mes pak tifozëve dhe Olsi Ramës.

“Sport Ekspres” raporton se pas disa të sharave që janë lëshuar prej tyre, drejtori i Partizanit ka shkuar të sqarohet dhe më pas ishte policia që vendosi qetësinë.

Gjithashtu tifozët nuk kanë pritur as futbollistët në fundin e takimit duke i bërë thirrje:”Ikni, ikni”. Partizanit pas 9 javesh kampionat ka arritur te grumbulloje vetem 9 pike dhe eshte i pozicionuar ne vendin e tete te renditjes.