Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIldi Gruda: Luaj kudo për ekipin, zbatoj detyrat që më jep trajneri...

Ildi Gruda: Luaj kudo për ekipin, zbatoj detyrat që më jep trajneri Martini

Ildi Gruda luajti sot ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Teutës në këtë sezon, duke zënë vendin e Krasniqit. Një zgjedhje që u duk e çuditshme, por që rezultoi e duhura për durrsakët, pasi pikërisht ai fitoi penalltinë për fitoren 1-0 të skuadrës së tij.

Lojtari shpjegoi pas sfidës për “SuperSport” se ishte pozicioni i tij i preferuar në fushë, por sakrifikohej edhe në krahë nëse i kërkohej një gjë e tillë.

“Trajneri më kërkoi të jap më të mirën, do të luaj në krah e sulm e të bëjë më të mirën për ekipin tim.
Roli im i preferuar është në sulm por edhe në krah nuk ndjehem keq, kam më shumë hapësira.

Me Krasniqin shkojmë mirë, jemi shokë të mirë, thjesht është zgjedhje e trajnerit. Kemi shumë raste por nuk jemi vendimtarë para, duhet të punojmë më shumë për t’u përmirësuar”, tha Gruda. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments