Për portierin e Vllaznisë Alen Sherri nuk ka arsye që të festohet rikthimi në elitën e futbollit shqiptar të kuqeblueve. Pas fitores që vulosi ngjitjen në Kategorinë Superiore 3-0 ndaj Erzenit, gardiani i Shpresave reagoi me anë të një postimi në faqen e tij se Vllaznia është kthyer në vendin që i takon dhe duhet të përgatitet për sezonin tjetër.

“Matematikisht tani jemi në Kategorinë Superiore. Lumturi po, por jo ndonjë arsye të madhe për të festuar. Vllaznia e ka vendin vetëm në atë Kategori dhe jo këtu ku ishim sivjet.

Faleminderit tifozëve dhe mbështetësve nga larg! Uroj që viti tjetër futbollistik të na gjejë më të fortë se kurrë!”, përfundoi Sherri.

Kujtojme se sot Sherri nuk ka qene prezent ne ndeshjen ndaj Erzenit per shkak te nje demtimi qe ka pesuar dhe ne vend te tij ka luajtur 18 vjeçari Qarri qe e ka bere mire detyren e tij duke mos lejuar porten shkodrane te preket ne kete ndeshje.