Kalimi në Superligë ka gëzuar shkodranët. Kuptohet që ky ka qenë detyrim për Vllazninë e këtë e kanë pranuar të gjithë pas gabimit të bërë sezonin e kaluar kur ranë në kategorinë e parë.

Sot pas fitores ndaj Erzenit, kuqeblutë kanë siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superligë megjithatë duket se nuk është koha për të gëzuar shumë.

Megjithatë dy fjalë ka të drejtë t’i thotë gjithëkush. Trajneri i portierëve të saj, Ideal Lekiqi në një postim në rrjetet sociale ka shkruar:

“Jemi në Superlige. Fundja aty ku te takon VLLAZNI. Ndoshta ishte detyrim, por gjithsesi i mundimshëm e plot sakrifica. Me stabilitet në lojë e rezultate. Faleminderit çuna për mundin dhe djersën, faleminderit të gjithë drejtuesve të klubit për mbështetjen, faleminderit të gjithë tifozëve që vuajtën jo pak këtë sezon bashkë me ne. Jeni unik! Forca VLLAZNIA!
© shkodrasport.com