Mungesa e Krymit ne ndeshjen e sotme ka bere qe stafi teknik i Vllaznise te ndryshoje mendje jo vetem sa i takon formacionit me te cilin do te luajne kunder Kukesit, por edhe skemes taktike.
Nese deri ne fillim te javes ishte menduar te aplikohej skema e zakonshme 3-4-3, me kete çfare ndodhi do te kalohet ne 4-2-3-1. Çka do te thote se trajneri Memelli ne vend te nje mesfushori shkaterrues siç ishte Krymi, do te aktivizoje nje sulmues.
Dhe behet fjale per Ildi Gruden. Futbollisti shkodran qe u rikthye te Vllaznia pas disa vitesh do te tentoje te beje mire dhe ta justifikoje besimin e stafit teknik. Ai do te kete per detyre te punoje ne fazen sulmuese kryesisht (pa lene menjane kurrsesi edhe detyrat mbrojtese.
Vllaznia e sotme do te jete ne fushe me kater lojtare me karakteristika ofensive dhe pikerisht me kapitenin Bekim Balaj ne maje te sulmit dhe me treshen qe do ta mbeshtese nga pas, me Mehdi Çoben dhe Ildi Gruden nga krahet dhe Esat Malen ne qender.
Kuqebluve u duhet ta nisin patjeter me fitore kampionatin dhe per kete arsye, do te mundohen te zhvillojne nje loje me sulmuese, per ta nxjerre shpejt ne drite golin. Dhe Gruda mund te jete njeri prej atyre qe do ta zgjidhe ndeshjen e sotme./SHKODRA-SPORT.COM/