Pas nisjes së stërvitjeve dhe ndeshjeve për të gjithë ekipet e futbollit shqiptar, kanë startuar edhe përgatitjet e ekipeve kombëtare rajonale dhe kështu ka ndodhur edhe me ato të Zonës së Shkodrës. Megjithatë duket se jo çdo gjë po
shkon ashtu si duhet me to.

Ka qenë trajneri i njohur Kreshnik Krepi ai që për “Shkodra Sport” ka reaguar duke dhënë disa argumenta me të cilat
nuk bashkohet për mënyrën si është duke u zhvilluar stërvitja e këtyre ekipeve. Ja çfarë shkruan ai:

“Me rifillimin e aktiviteteve sportive ne disiplinen e futbollit, jemi njoftuar te gjithe drejtuesit e Akademive për
rifillimin e proceseve stervitore per kombetaret rajonale. Vlen te falenderoj FSHF-ne per mbeshtetjen qe ka dhene per
futbollin e moshave gjate kesaj periudhe shum te veshtire.

Por gjithashtu dua te mosaprovoj menyren si po zhvillohen stervitjet e ketyre ekipeve. Kete po e bej duke e argumentuar ne menyren me te thjeshte per ta kuptuar gjithesecili nga ato qe kane vendosur oraret e meposhtme. U14 stervitet ne ora 10.00, U13 ne ora 11.15 dhe U15 ne ora 12.30.

Po ashtu, zhvillimi i ketyre seancave ne fushen “Reshit Rusi”, fushe kjo e perzgjedhur per stervitjet e kombetareve
rajonale Shkoder, eshte nje vendim i gabuar i atyre qe e kane marre. Mendoj se te gjitha Akademite dhe vete drejtuesit duhet te ngrejne zerin sepse esht jo logjike stervitja ne ate fushe qe ka degraduar teresish!!!

Te sterviten ne ate terren ku temperaturat kur jane 30 grade, aty behen 50 grade dhe besoj se shum emire te gjithe e kuptojne se aty femija nuk permirson asnje element tekniko-taktik, edukativo-sportiv, shendestor etj. Shpresoj qe shume drejtues te ngrejme zerin dhe te jemi konkret me vendosmeri ne idete tona sepse eshte ne te mire te te gjitheve.

Uroj qe ato te cilet jane caktuar per te vendosur keto rregulla, te jene ne sherbim te perspektives duke gjetur zgjidhjen me te vlefshme, ndryshimin e infrastruktures, pra zhvillimin e proceseve stervitore ne fusha te tjera sportive ku mund te pranohen edhe temperaturat e larta”.