Pasditen e djeshme është zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli në mes ekipeve të 17 vjeçarëve të KF Shkodrës dhe Shënkollit. Ky i fundit aktualisht mban vendin e dytë në renditje ndërsa ai shkodran të tretin.

Megjithatë ndeshja e luajtur në fushën e Shtojit ka treguar tjetër gjë, ajo është dominuar nga djemtë e drejtuar nga trajneri Piraniqi të cilët kanë fituar me rezultatin 1-0.

Ka qenë sulmuesi Albi Shpuza ai që ka shënuar të vetmin gol të kësaj ndeshje në minutën e 50-të teksa pas një inkursioni në të djathtë, ka hyrë në qendër dhe me të majtën, me një gjuajtje potente ka mposhtur portierin kundërshtar.

Shpuza siç kemi bërë të ditur, prej disa kohësh është në vëmendjen e disa ekipeve të huaja, kryesisht italiane dhe gjatë verës pritet të udhëtojë sërish për atje, për të vijuar provën me shpresën se do t’i bindë drejtuesit e tyre për të firmosur atje.

Kjo ndeshje miqësore ndaj ekipit të Shënkollit, i ka shërbyer shumë ekipit KF Shkodra në prag të rinisjes së kampionatit javën e ardhshme teksa ai duket se e ka arritur objektivin për të qenë në play-off.
www.shkodrasport.com