Rivaliteti ndaj rivalëve të qytetit bën që shpeshherë të harrohet nacionaliteti dhe shembullin më të mirë e gjeni te Rio Ferdinand.
Ish-mbrojtësi i njohur anglez, qartësisht e urren Mançester Sitin, pasi ka luajtur për shumë vite me Mançester Junajtid dhe i gëzohet çdo lloj fatkeqësie futbollistike të “kushërinjve”.
Kështu ka qenë edhe në ndeshjen e sotme të Sitit ndaj Real Madrid, ku Ferdinand bënte qartësisht tifo për spanjollët. Kjo shihet edhe nga mënyra se si ka festuar golin e shënuar nga Vinicius ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Video e postuar në rrjetet sociale nga BT Sport, ku ai është opinionist, tregon Ferdinand i cili nuk përmbahet duke lënë në ato momente petkun e ekspertit, e duke u kthyer në një tifoz të mirëfilltë.