Emri i tij ka dale edhe te Vllaznia si nje perforcim i mundshem ne merkaton e janarit, por duket se gjasat me te medha jane qe te kaloje tek skuadra e vendlindjes- Elbasani.

Drejtuesit e ketij te fundit jane te vendosur per ta ngjitur ekipin ne Superiore ne fund te sezonit dhe nje perforcim i tille per mesfushen do t’u bente shume pune.

Edhe më herët Hila nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Elbasanin, ekipin e vendlindjes dhe nga ku nisi karrierën. Gjasat janë që 31- vjeçari të jetë goditja e parë “big” në merkaton e janarit, edhe pse për të ka një interesin nga ekipi i Vllaznisë.

Megjithatë, me parë lojtari duhet të mbyllë bashkëpunimin me Tiranën, për t’u rikthyer në Elbasan, sepse ende është një lojtar bardheblu. Raportet e tij me drejtuesit bardheblu jane prishur kohet e fundit dhe shanset jane qe ai te largohet por tek Tirana duket se do te ndjekin te njejten rruge si me ish- trajnerin Shehi per t’i mbajtur te bllokuar.