Partizani ka mundur 2-1 Skënderbeun në Air Albania. Sfida e javës së 11 në Superligë ka pasur shumë raste për gol, momente të diskutuara nga VAR dhe gola të anulluar. Teqja është hero te Partizani, që në të 83 minutë ndali Meksin nga pika e penalltisë.
Pas kësaj sfide, Partizani barazon Laçin në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa korçarët qëndrojnë të parafundit me 8 pikë.Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Partizanit, Ilir Daja:
“Pjesa e dytë? Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, nga më të mirat në këto javë kampionat. Mund të kishim shmangur golin pjesën e parë, për të çuar ekipin në pushim me rezultat edhe më të thellë se sa ishte. Qarkullimi i avashtë i topit në të dytën, i dha mundësi kundërshtarit të spostohej, ky ishte gabimi.
Loja apo tri pikët? Duke u nisur nga një pjesë e fazës së parë ku kemi bërë lojë por jo pikë, kjo sot na jep vendosje të mirë në klasifikim. Këta futbollistë kanë përballuar të gjitha ndeshjet sepse kemi pasur shumë dëmtime. Maguette u rikuperua, Kaçe dhe Cara po. Me lojtarët që na vijnë mbajmë rritmin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë.
Aldo Teqja? Jo vetëm sot, ka paraqitje shumë të mira në disa ndeshje. Një pjesë e madhe për tri pikët sot është e Teqjas, siç ka bërë në ndeshjet e tjera.
Nga 11 ndeshje, në 10 pësoni gol. Alban Hoxha dhe Teqja? Shënuesit e golave te ne janë Rrapaj dhe Cara. 20 dhe 21 vjeç. Edhe në mbrojte kemi lojtarë të rinj. Edhe me pësimin e golave, këta lojtarë vuajnë sepse janë pa eksperiencë në një preison të madh psikologjik. Ne marrim gola, jemi të dytët pas Tiranës që kemi marrë më pak. Lojtarët e rinj me pak minutazh do fitojnë tjetër anë mentale, për të eleminuar golat.
Alban Hoxha nuk është grumbulluar me ekipin sepse stafi mjekësor nuk ka dhënë “ok”. Nëse Teqja vijon kështu, Albani duhet të presë që të gabojë Teqja që të marrë vendin. Ai është kapiteni i ekipit.
Meritë sot ka edhe treshja e mesfushës. Rritja e Kaçes fizikisht do jepte më shumë forcë në ndërtimin e lojës. Marku po ingranohet. Kemi dhe Koten me Murataj që mund të futen në lojë.
Kalendari një tur force? Asnjë nga tre ekipet e para nuk na ka marrë fitore. As Vllaznia, as Dinamo dhe Kukësi. Kemi dalë barazim, por kemi qenë superior. Partizani vlerëson njësoj çdo ekip. Do përballemi edhe tre herë me këto ekipe. Kemi kualitet në ekip për çdo përballje. Në lojë nuk na kanë dominuar asnjëherë”, tha Daja./newsport/