Ilir Daja do të jetë trajner i Ballkanit. Ka qënë vetë tekniku i njohur që ka konfirmuar gjithçka, me një intervistë të dhënë për koha.net. Daja shprehet se do të udhëtojë sonte për në tokën dardane, për të nënshkruar marrëveshjen me klubin nga Suhareka.
“Sot udhëtoj drejt Kosovës. Nuk është çështja a e kam firmosur ende kontratën apo jo. Është çështje e marrëveshjes që kemi.
Sonte do të kem një darkë me drejtuesit e Ballkanit dhe nesër mund të merrni më shumë informacione. Kaq mund të them për momentin, pasi pastaj nuk kam se çfarë të them” – tha ai.
Për 55 vjeçarin kjo do jetë eksperienca e tij e parë në Kosovë, pasi më parë ka qënë në krye të Partizani, Skënderbeut, apo edhe Flamurtarit. Daja do zëvëndësojë te Ballkani të larguarin Bekim Isufi./newsport/