Partizani e Vllaznia përfundoi me fitoren e të kuqve 1-0 por festa i takon vetëm shkodranëve që avancojnë drejt gjysmëfinaleve pas sukesit 3-1 në ndeshjen e parë. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport foli heroi i shkodranëve, portieri Kristi Qarri.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe pasi të luash me Vllazninë është një privilegj, kanë luajtur shumë portierë të mëdhenj.

Unë përpiqem cdo ditë ta justifikoj. Momenti më i vështirë ishte pas golit ndërsa më i bukuri ishte pritja e dyfishtë.

Idhull? Gianluiggi Buffon, jam tifoz italian dhe kjo më ka bërë ta ndjek më shumë. Tedi Cara në pjesën e parë bëri një gjuajtje të bukur dhe më vuri në vështirësi, Rrapaj po ashtu.

Kemi një grup shumë të mirë, unë përpiqem cdo seancë stërivtore të mësoj edhe nga Zogovic por besoj që me kalimin e kohës të marr minutat.