Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

“Më vjen keq, bëmë një ndeshje të mirë. Mora përgjigje të mira nga lojtarët që kanë luajtur më pak këtë sezon. Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam nga rezultati i ndeshjes së parë. Skuadra po paraqitet mirë.

Në futboll nuk mund të fitosh të gjitha ndeshjet. Jam i qetë se skuadra bën paraqitje të mira dhe nuk kam çfarë të them.

Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të rritemi akoma më shumë. Pse kaq shumë ndryshime në formacion? Nuk duhet të luajnë gjithmonë të njëjtit lojtarë, duhet ta kuptoni këtë”, ka thënë Colella.