Mirel Josa nuk do të jetë në krye të Kukësit për sezonin e ardhshëm, teksa klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare njofton ndërprerjen e bashkëpunimit.

Në dekkaratën e klubit theksohet se palët kanë pasur një bisedë e më pas kanë marrë vendimin më të mirë për secilin. Tashmë, Kukësi pritet që në vijim të njoftojë për teknikun e ri që do të marrë trashëgiminë e Josës.

Ky sezon ishte zhgënjyes për verilindorët, megjithatë nga ai i ardhshmi, do të synohet sërish që ekipi të jetë në nivele të larta dhe të synohet titulli kampion në stadiumin e ri. /VipSport/