Federik Veseli ka qenë në konferencë për shtyp ditën e sotme ku ka folur për dy ndeshjet e radhës miqësore të kombëtares më datë 5 dhe 8 qershor ndaj Uellsit dhe Republikës së Çekisë. Mbrojtësi i Salernitanës thekson se do të japin 100% në këto sfidë, ndërsa pranon se në dy vitet e fundit nuk ka bërë paraqitje të mirë duke zhgënjyer ndokënd.

“Uellsi është një skuadër e fortë dhe ne duhet të bëjmë kujdes. Kemi detyrë që t’i bllokojmë, të mbyllim hapësirat sepse kanë një ekip teknik. Rezultati është gjithmonë i rëndësishëm por ne jemi në një fazë përgatitore për shtatorin, të japim 100 përqind në çdo ndeshje dhe të japim në fushë 150 përqind kundër Polonisë dhe Hungarisë”.

Ju në Serie A, më siguri në mbrojtje?

“Edhe futbolli shqiptar duhet vlerësuar si edhe ne jashtë, futbolli defensiv në Serie A është më I miri në botë, secili jep më të mirën për skuadrën. Qëllimi është i njëjtë, për mesfushorët dhe sulmuesit”.

Eksperiment? “Do jetë vendim i trajnerit, ne jemi në dispozicion. Kush luan dhe si luan e vendos trajneri”.

E ardhmja me Salernitanën dhe ofertat – “Kam edhe 2 vite kontratë me Salernitanën, kam interes nga jashtë dhe nga Italia. Të përqëndrohem në Kombëtare dhe më pas të shohim, jam i lumtur që jam në Serie A. E kam merituar sepse kalova dy vite jo të mira që mund të kem zhgënjyer dikë, është lajm i mirë për ne dhe tifozët që u ngjitëm”, u shpreh Veseli. /VipSport/