Real Madrid ka kontaktuar Hoze Murinjon pas largimit të Zinedin Zidan. Presidenti Florentino Perez edhe pse ishte në dijeni të firmës së portugezit me Romën, sërish tentoi ta merrte në Madrid.

Megjithatë, luzitani nuk hezitoi të refuzonte, por theksoi se beson te projekti që ka me italianët. Vetëm pas refuzimit nga Murinjo, u kontaktua me Karlo Ançelotin.

Ky i fundit pranoi rikthimin te Los Blancos duke lënë përgjysmë aventurën e tij te Everton.

Gjithsesi, edhe pse nuk ka qenë zgjedhje e parë, tashmë Ançeloti do të provojë të provojë sërish të njëjtat suksese si herën e parë me Real, ku qershia mbi tortë ishte Champions League. /VipSport/