Këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje zyrtare për asnjë nga kampionatet kombëtare të futbollis.

Në fushë nuk do jenë as ekipet e Superligës, as ata të kategorisë së parë, të dytë dhe madje as të moshave.

Arsyeja janë ndeshjet që janë duke zhvilluar ekipet kombëtare gjatë këtyre ditëve. Në këto rrethana, disa prej ekipeve të futbollit shqiptar kanë planifikuar ndeshje miqësore, për të mbajtur futbollistët në tonus.

Por tek Vllaznia ndërkohë nuk është menduar një gjë e tillë. Kjo ngaqë një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve ose janë të dëmtuar, ose janë në fazën e rikuperimit.

Prandaj dhe zgjidhja që ka menduar stafi teknik është zhvillimi i një testi kontrolli brenda-përbrenda skuadrës. Kaq do të mjaftojë për të mbyllur këtë javë dhe pastaj për të filluar të mendojë javën tjetër për sfidën me Erzenin.

Për këtë takim ideja është që numri i futbollistëve në dispozicion të trajnerit Lika të shtohet dhe të ketë më shumë alternativa për ndërtimin e formacionit.

www.shkodrasport.com