Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Izraelit që do të luhet ditën e dielë në Izrael.

Ylli i Napolit është shprehur se skuadra do të shkojë në Izrael për të marrë një fitore, ndërkohë që ka bërë edhe krahasimin me skuadrën që fitonte 0-3 një vit më parë.

Mungesa ndaj Jordanisë? “Ka të drejtë profesori pasi kam pasur shumë ndeshje te Napoli. Bëri mirë, pasi lojtarët e rinj duhen parë në fushë. Më vjen keq për Mihajn, i cili u dëmtua.

Lojtarët që ishin në fushë luajtën mirë. Shpresoj të ndihmojnë në ndeshjen me Izraelin. Do jap maksimumin dhe uroj të shënojmë, pasi na duhet fitorja”.

Ndeshja? “Duhet t’ia dalim se s’bën, që të jemi të qetë për kualifikimin. Jemi të përqendruar, si me Jordaninë. Patëm raste dhe goli ishte disa centimetra larg”,

Ndryshimi nga transferta e kaluar? “Vijmë nga një ndryshim, atëherë fituam 3-0, ndërkohë që kishim humbur me Luksemburgun. Jemi të njëjtët lojtarë dhe po stërvitemi mirë, prandaj jemi gati.

Skema? “Jemi profesionistë, nuk është se na ndryshon pak taktika dhe duhet të luajmë keq, pasi jemi në kampionate të mëdha dhe duhet ta luajmë rolin. Nuk jemi si në klube, por duhet dhënë maksimumi që skema të vihet në jetë sa më mirë në fushë”.

“Cikalleshi dhe Sadiku? Janë lojtarë të mirë, por kemi edhe të rinj të tjerë. kemi Balajn dhe Manajn, që duhet të tregojnë veten. Çdokush që do luajë do japë 120% të tij në fushë, pasi na duhet të fitojmë”, u shpreh Hysaj. /vipsport/