Vllaznia ka vijuar diten e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne Rrogozhine ndaj Egnatias vendase. Kuqeblute kane zhvilluar pasdite seancen e zakonshme stervitore, ne te cilen ka patur edhe nje risi.

Pjese e kesaj seance ka qene edhe lojtari i talentuar Ersi Zaganjori. 17 vjeçari qe eshte nje nga elementet me te talentuar te Akademise Vllaznise, mesohet te jete ftuar nga stafi i ekipit te pare per nje stervitje dyditore.

Nje gje e tille do te behet ne vijim edhe me elemente te tjere te spikatur te Akademise teksa ata do te jene shpeshhere te pranishem si ne stervitje me ekipin U21 ashtu edhe me ekipin e pare, per te treguar vlerat e tyre dhe per t’i shfaqur ato aty ku duhet.

Zaganjori ne fakt eshe nje element me shume te dhena. Ai eshte pjese e ekipeve kombetare te moshave, nderkohe qe para pak muajsh u shpall kampion dhe fitues i Kupes se Shqiperise me ekipin Vllaznia U17. Eshte nje investim i klubit dhe si i tille do te shihet me prioritet per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/