FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMIQËSORJA/ Tërbuni fiton 2-0 ndaj Shirokës

MIQËSORJA/ Tërbuni fiton 2-0 ndaj Shirokës

Tërbuni ka vijuar serinë e ndeshjeve miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, teksa në testin e fundit të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës ka mposhtur Shirokën me rezultatin 2-0.

Tërbuni e nisi takimin me këtë formacion: Marku, Zere, Torollari, Xhani, Dragoj, Hidri, Kazim, Petritaj, Feza, Sundaj, Jozef. Ndërsa Shiroka e misi me këtë 11-she: Kola, Laçeja, Kastrati, Kaçaj, Drabeja, Vincent, Vucaj, Uilliams, Sulejmani, Kaçubele, Gjini.

Skuadra pukjane e dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Edhe Shiroka pati momentet e saj, me Kaçubelen dhe Gjinin që u përpoqën të krijonin hapësira dhe të rrezikonin portën kundërshtare, por portieri Marku ishte në një ditë të mirë dhe e mbajti portën e Tërbunit të paprekur.

Tërbuni po ndërton një skuadër të re, ku pjesa më e madhe e grupit përbëhet nga lojtarë të rinj, ndërsa vetëm tre prej tyre janë pjesë e formacionit që ka qenë më parë në ekip. Trajneri Çutra është i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve dhe mënyrën se si skuadra po rritet gjatë fazës përgatitore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments