FAQJA E PARE BOKSSFIDA E RRADHËS/ Nelson Hysa të shtunën në ringun e Londrës përballë...

SFIDA E RRADHËS/ Nelson Hysa të shtunën në ringun e Londrës përballë kampionit të pamposhtur norvegjez Narmo

Shkruar nga Gjergj KOLA

Pas disa muajsh pauze, ashtu siç kishte premtuar, kampioni ynë Nelson Hysa do të rikthehet sërish në ring. Ndeshja e rradhës për të do të jetë ajo që do të zhvillojë këtë të shtunë, më 29 gusht në ringun “The O2” të Londrës.

Përballë tij do të jetë boksieri 32 vjeçar nga Norvegjia Thomas Narmo. Ky i fundit ka një ecuri të mirë në karrierën e deritanishme të boksit profesionist, me 14 ndeshje të fituara në po aq të zhvilluara dhe ajo çka është më e bukura të gjitha fitoret i ka me KO.

Por përballë tyre do të jetë kampioni shqiptar Nelson Hysa që ka një bilanc edhe më të pasur me 24 fitore të arritura në po aq ndeshje të zhvilluara dhe me 22 prej tyre të mbyllura para kohe me KO.

Kjo përballje është rregulluar nga promotori i njohur anglez Frank Warren dhe do të transmetohet në kanalin e njohur sportiv DAZN. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha për fitoren e 25-të të kampionit Hysa që siç dihet mban titullin botëror “WBO Global Heavy“. Megjithatë sfida do të jetë shumë e vështirë se përballë do të ketë një kundërshtar të pamposhtur deri tani, por gjithsesi ne besojmë tek
‘The Albanian Eagle’.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments