Romelu Lukaku është rikthyer në formë të shkëlqyer, teksa ka qenë vendimtar në një tjetër fitore të Interit.

Neroazzurët kanë triumfuar para adhuruesve të tyre me rezultat 4-2 ndaj Sassuolos, nënjë ndeshje ku Lukaku shkëlqeu me dy gola të realizar.

Sulmuesi belg ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur me fitoren dhe tre pikët e arritura.

“Jam shumë i lumtur për fitore. Sa herë kemi luajtur në shtëpi ndaj Sassuolos, ata gjithmonë na kanë hapur probleme, vitin e kaluar humbëm. Trajneri na tha se ndeshja e sotme ishte e rëndësishme sepse mund t’i afroheshim kualifikimit në Ligën e Kampionëve”.

“Kemi fituar shumë ndeshje këtë muaj, po bëjmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Fizikisht ka vend për përmirësim gjithmonë, ne jemi mirë, secili lojtar po jep më të mirë për ekipin”, tha Lukaku.

30-vjeçari po shpreson t’i fitoj dy trofe me Interin këtë edicion, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë ku ndodhen në finale me Fiorentinën.

“Duhet të përmirësohemi sepse ende mund të fitojmë dy trofe . Normale që dëshiroj të luaj të martën ne derbi, si gjithmonë. Por ajo që ka rëndësi është Interi dhe kur trajneri ka nevoje për mua unë jam aty”, u shpreh sulmuesi belg.

Lojtari belg këtë edicion në 31 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/