Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Daja: Ndryshimi në ekip erdhi që në Shkodër

Ilir Daja: Ndryshimi në ekip erdhi që në Shkodër

Fitorja kundër Elbasanit me shifrat 4 – 1, ka ndryshuar “fytyrën” te Dinamo, të cilët janë vetëm 1 pikë larg Partizanit për Final Four. Pas kësaj fitore bindëse, foli për mediat trajneri Ilir Daja:

“Kthimi i entuziazmit ishte që në Shkodër, pavarësisht se morëm vetëm 1 pikë atje. Na mungonin fytyrat e qeshura, jo vetëm ata që luanin, por edhe ata në pankinë.

Duhet të vlerësojmë edhe Elbasanin, sepse është me meritë për pozicionin ku ata ndodhen. Kur ke këtë llojë entuzazëm dhe dëshirë, gjithçka arrihet.

E konsideroi dy javë të mira pas pushimeve të kombëtareve. Gjatë pushimit, tonet e mija në dhomat e zhveshjes ishin të ulëta. Pas golit, kërkuam që dyluftimet ishin më të ashpëra dhe në tranzicion.

Berisha ishte ndërrim i detyruar, ai vazhdoj edhe 5 minuta nga pjesa e dytë, sepse nuk ishte ende gati Guindo. Ndërrimi ishte i detyruar, sepse ishte thënë edhe ekipet se si do luhej.

Berisha kishte një kontraktim të fortë. Përtej dëshirës, duhet të na orjentojë edhe logjika. Reagimin e Berishës, nuk e kuptoi as ai vetë, e jo më unë.

Pësimi i golit që në minutat e para, sigurisht që shtoi dozat e emocionit dhe humbëm gjysmë-hapësira në pjesën e parë. Dihet që edhe Berisha e Bregu luajnë në krahun e majtë, e ku Berisha nuk u ndje mirë në korsinë e djathtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments