Saturday, February 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Daja pas barazimit me Tiranën e kap me arbitrimin: Kartoni i...

Ilir Daja pas barazimit me Tiranën e kap me arbitrimin: Kartoni i kuq? Unë shoh futboll tjetër, jo si ata të VAR-it

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli pas barazimit 1 me 1 që skuadra e tij regjistroi ndaj Tiranës. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 30-të, dinamovitët arritën të reagonin duke marrë 1 pikë. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

“Unë do të thoja i kemi bërë hyzmetin ndeshjes, çunat kanë treguar karakter. E filluam me gol të pësuar, kishim një rast shumë të pastër me Mustafa, ishte pastaj edhe penalltia, ndoshta po të ishte shënuar, mund të kishte një anë psikologjike ndryshe për ekipin. Mbetëm me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq, morëm një barazim me Tiranën që vjen me shumë ndeshje të mira në 2026-ën.

Nuk më pëlqeu aspak shpërndarja. Nuk e di çfarë ka ndodhur te pjesa e rrëmujës. Po fokusohem te ndeshja, me 10 lojtarë kemi luajtur shumë mirë, e mbajtëm Tiranën në fushën e vetë. Pavarësisht se me 1 lojtarë mangët, u kompesua ai lojtar me shpirtin e garës. Nuk ka shumë taktika në këtë lloj gjëje. Sakrifica e lojtarëve na çoi që të shpresonim deri në fund, u shpërblyem me atë barazim.

Përveç Bregut, Guindo dhe Mustafa janë sulmues qëndre. Donim të shfrytëzonim aftësitë e tyre. Pas 3-4 ditësh kemi ndeshje me Tiranën në Kupë, nuk mund të zbuloj çfarë kemi bërë në aspektitn taktik. Tirana ka kundërsulm të shpejt. Kishim dy qendërmbrojtësit me kartonë të verdhë, prandaj tentuam të bënim atë mënyrë loje dhe të përshtateshim me gjithë këto ndryshime që brenda një ndeshje ishin tre ndeshje.

Në momentet e para, Vogli spostohej nga krahu i djathtë i joni. Njëri shkonte përpara dhe njëri merrte pozicionin e ekranit. Gjithë problemi ishte spostimi i Gudiabit. E rikuperuam dhe atë gjë me lojtarët që kemi në dispozicion. Në ndeshjen e kaluar Dita nuk ishte për shkak virozave bashkë me Beqjan. Rikthimi i Ditës na jep siguri në fazën e mbrojes, por na jep lirshmëri në dërtim. Gjendja e Nezirit i jep gjerësi sulmit tonë, këto dy gjëra nuk i kishin në ndeshjen ndaj Bylisit. Presim rikthimin e Alijit dhe të Beqajt. Qefalija është lojtar i rëndësishëm për mesin e fushës. Këto bëjnë që ekipi të marrë panoramën e vitit 2025-së.

Malomo dhe Mustafa duan kohën e vetë që të ingranohen me pjesën tjetër të grupit. Më vjen keq për të gjitha nga pak, por kartoni i kuq është njëçik problem, përveç takimit të sotëm, lojtari na mungon edhe në ndeshjen e ardhshme. Dinamo është ekipi më agresiv më Superiore, ka 6 kartonë të kuq, nëse vërtet është kjo gjë, unë shikoj një futboll tjetër, me ata që janë në fushë, në VAR, apo diku tjetër”, u shpreh Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments