Sot është diskutuar në parlamentin grek miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtësimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor, ku ka pasur një reagim tepër të ashpër ndaj shqiptarëve.

Ddeputeti i “Agimit të Artë” Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjesëmarrja e Eleni Fureira në Eurovizion.

Ai nuk la pa përmendur rastin e mesfushorit të Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili para disa vitesh, pozoi me fanellën e UÇK-së Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.

“Ju e shihni kush janë shqiptarë. Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UÇK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë.

Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”,- përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë sot në parlamentin grek.