Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Daja: Pas Superkupës, tani duam titullin kampion

Ilir Daja: Pas Superkupës, tani duam titullin kampion

Ilir Daja foli pasi Dinamo fitoi Superkupën e Shqipërisë ndaj Egnatias. Ilir Daja: “Do e lë presidentin për në fund, pavarësisht se i pari i klubit dhe ka pasur këto 4-5 vjet, ka trashëguar Dinamo në nivelin e mbijetesës. Nuk kam nevojë as për t’i kthyer pjesën e furçave. Ka investuar, ka organizuar klub në infrastrukturë dhe financa të shëndosha. Ka projekt që afër kompleksit, të ndërtohet një fushë tjetër. Do të thoja që ka qenë vit goxha i suksesshëm. Kthejmë Dinamon pas 15 vitesh në Europë. Bëjmë rrugëtim deri në “play off”. Kthejmë Kupë pas 22 vitesh. Me investimet që ka bërë, grupin që ka mbledhur për të mbledhur djem cilësorë, qershia do ishte ajo pyetja e merkatos, pavarësisht se e dimë që e janarit e limituar. Ndoshta kemi shansin të marrim një sulmues, që të bëjë diferencën sepse kemi kontingjent të madh. Te pjesa e sulmit kemi edhe aty, por të rinj. Na duhet një i dytë me eksperiencë.

Kupa? Duam edhe ate tjetrën. Është më e rëndësishme se kjo. Është kupa e dytë, kënaqësi e madhe sepse kemi fituar me ekipin kampion. Fazën e parë e mbylli si kampion dimri. Kur e fiton me Egnatian, kënaqësia është më e madhe. Është një nga rivalët tonë direkt, për objektivat që kemi.

Ana psikologjike është element goxha i fortë. Kam gjet terren të mira, kam një grup me djem shumë të mirë. Kjo pse e asaj që e quajmë shpirti i skuadrës apo kohezioni, është shumë i mirë. Vetë lojtarët kanë krijuar një atmosferë të tillë që për ne si trajnerë është e lehtë të punohet. Sot nuk u ndryshua elementi taktik, por ishte shpirti dhe sakrifica e këtyre djemve. Para 3 ditësh kemi pasur ndeshjen e fundit me Partizanin dhe nuk është që përgatit diçka e madhe. Meritë e çunave dhe presidentit, që ka zgjedhur djem me karakter sportiv shumë të mirë.

Akademia? Sportivisht është e organizuar shumë mirë, ka 2-3 vite. Duke qenë se ka pasur vakum të madh, lojtarët që kanë ardhur, kanë ardhur nga ekipet e tjera. Pas 2-3 vitesh, nga një projekt mund të kthejmë sytë më fort nga akademia. Nga ekipi i parë kemi edhe lojtarë që stërviten dhe janë nga akademia.

Jemi në formë goxha të mirë. Po të shikosh 3 ndeshje të fundit, kemi pasur 3 përmbysje. Që do të thotë kemi formë të mirë. Në një anë na vjen mirë që djemtë mund të kenë disa ditë me pikatore pushim. Do fillojmë të gjejmë ritmin se me 3 janar fillojmë stërvitjen. Dhe një pushim këto momente, nuk është se na bën keq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments